Opinionisti Arbër Hajdari ka bërë një postim lidhur me eksperiencën në ‘Big Brother VIP’, ku përshkruan gjithçka, nga pranimi i ftesës deri te mendimet që ka dhënë lidhur me situata të caktuara.
“Të nderuar miq, Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program.
Mora pjesë sepse: Së pari, doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale, çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme.
Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shkruar Hajdari në postimin e tij.
Ndërkohë që një ndjekës, i ka lënë një koment: “Edhe ca lek i ke paluar, s’është keq…”
I menjëhershëm ishte reagimi i Arbrit i cili thotë se në jetë ka gjëra edhe më të rëndësishme se paraja.
“Ju është bërë mendja lekë lekë lekë. Arsyet i kam shkruar më lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar për asnjë lloj pagese, zero! Nuk bëhet çdo gjë për lekë në ktë botë!”, i është kthyer Hajdari.