Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për të cilën ekziston një dѳsje.
Dosja bën fjalë për blerjen e 13 apartamenteve të reja nga Monika Kryemadhi, me një kontratë të vetme. Dy rrogat nuk mbulojnë dot as 10 % të shpenzimeve të tyre mujore.
Ndaj, institucionet partnere dyshojnë se Monika ka pastruar një pjesë të parave që ka marr me anë të drejtorëve, duke blerë 13 apartamente. Mësohet se 13 apartamentet kanë një sipërfaqe totale 1444 m2.
Monika nuk deklaron asnjë shifër se sa kushtojnë 13 apartamentet. 13 apartamentet e reja janë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Ata kanë vila, pallate, apartamente dhe shuma të madha parash në banka brenda e jashtë Shqipërisë.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, me dy rrogat e tyre prej 25 vitesh, nuk justifikojnë dot as edhe njërën nga vilat.
Një pjesë e pasurisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
13 apartamente të reja në Tiranë Vila në Gjirin e Llazit, me vlerë mbi 1 milionë eur
Vila në Bllok, me vlerë mbi 2 milionë euro
Vilë në Golem dhe lulishte 327 m 2, shitur më vonë 300 mijë euro
Pallat mbrapa Doganës së Tiranës, 35% të sipërfaqes së ndërtimit.
Ndërtimin e një godine në tokën me sipërfaqe 1900 m2/ 300 metra katrore, ambiente tregtare
Apartament banimi në Durrës
Apartamenti 200 m2, shitur në shumën 345 mijë euro
Apartament 104.74 m2, shitur 60 mijë euro
Apartament 166.2 m2, shitur 85 mijë euro
Apartament 108.5 m2, shitur 57 mijë euro
Apartament 108.5 m2, shitur 57 mijë euro
Apartament banimi shitur 64 mijë euro
Apartament 200 m2, vlerë 400 mijë euro
Apartament 99.5 m2, përfituar me privatizim
Apartament 2 dhoma e kuzhinë, përfituar nga privatizim, pjesa e Z. Meta 25%.
200 mijë euro cash
(E gjithë kjo pasuri me dy rroga shteti!)/Pamfleti