Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Putin ju shiti kur përmendi Kosovën

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka komentuar deklaratën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili tha se po njihte dy të ashtuquajtura republika në rajonin e Donbasit duke u bazuar te historia e Kosovës me Serbinë.

Me tone të prera, Hill ia bëri të qartë presidentit të vendit Aeksandër Vuçiç që Kosova nuk ishte në të njëjtën situatë me Ukrainën. Madje kur Rusia përmendi Kosovës, sipas ambasadorit, ‘shiti’ Serbinë.

“Serbia duhet të vendosë nëse marrëdhëniet me Rusinë i ka të mira dhe nëse ato i kanë shërbyer interesave të serbëve. Kur Putin përmendi Kosovën si frymëzim për planin në Ukrainë kjo dukej e çuditshme për shumicën. Nuk jam i sigurt se Rusia u interesua për Serbinë, nuk e ka bërë as më parë dhe veçanërisht tani.Ukraina dhe Kosova janë situata shumë të ndryshme dhe ajo që ndodhi në Kosovë në 1999 nuk duhet të lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë. Kosova dhe Serbia janë vende fqinje, serbët jetojnë atje dhe ka shumë gjëra të rëndësishme për Beogradin në Kosovë. Fqinjët e mirë duhet ta zgjidhin këtë. Mënyra e duhur është dialogu dhe negociatat më ndërmjetësimin e BE,”- është shprehur ai.

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Putin ju shiti kur përmendi Kosovën – Kosova ime

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *