– “Alaгmi që ndezi Evгopën”/ Çfarë bënë kгeгët e shtetit që acaгuan Seгbinë?….

Me ardhjen e Qeverisë së re, Kosova ndryshoi për së mbari.Kjo është cilësuar edhe si “çlirim” nga vet pushtetarët e tanishëm.

E “çlirim” ardhjen e presidentes Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurtit dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, po e konsideron edhe analisti prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se, tash njerëzit po marrin frymë lirshëm, sepse nuk i kanë më mbi krye njerëzit hajna, të korruptuar plaçkitës dhe rrënues të çdo gjëje që ishte me vlerë në Kosovë.

“Këta që erdhën në pushtet me votën e popullit, iu kanë përvesh punës dhe premtimeve që ua kanë dhënë popullit gjatë fushatës elektorale, sidomos në sferën e çkapjes së shetit nga këto banda të instaluara për tri dekada.

Rezultatet janë inkurajuese, sidomos lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, filluan të kënë qasje më të prekshme edhe në veriun e Kosovës, të dekonspirojnë kontrabanduesit me toka, të çlirohet “Brezovica” nga bandat

dhe banditët e korruptuar duke ndërtuar vila përmes ryshfetit duke e degraduar kështu parkun e Brezovicës me ndërtime të egra e sidomos nga të fortit e politikës,

por ajo më e rëndësishmja që se ka bërë asnjë qeveri me parë është nxjerrja jashtë përdorimit të Lista Srpska e cila për herë të parë që pas çlirimit nuk është pjesë e pushtetit, por vetëm një ministri që i takon me kushtetutë”, shprehet ai.

 

– “Alaгmi që ndezi Evгopën”/ Çfarë bënë kгeгët e shtetit që acaгuan Seгbinë?…. – Online (news308media.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *