

Angela Merkel, zbriti dje në Tiranë, në një vizitë lamtumire. Merkel u takua me liderë të Ballkanit perëndimor, duke deklaruar gjatë konferencës me kryeministrin Rama; “Zemra ime troket për Shqipërinë, vendi më besnik dhe human në botë edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”.
Kancelarja gëzon mbështetje të madhe në Ballkan dhe ka qenë iniciatore e procesit të Berlinit. Ajo ka promovuar gjithmonë idenë se Ballkani duhet të jetë pjesë integrale e Bashkimit Europian, duke e konsideruar këtë një gjë të rëndësishme jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe në interes të unionit.
