A Ishte E Planifikuar Dalja E Saj Nga ‘BBV’? Big Mama Mundohet Të Mbulojë Diellin Me Shoshë

 


Gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP” ndodhi një debat i fortë mes Antonelës dhe Big Mamës i cili përfundoi me largimin e saj nga shtëpia.

Ishte Antonela ajo që e akuzoi këngëtaren Mamën se e kishte sharë serbisht, por kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares e cila reagoi ashpër ndaj saj.

Pas daljes së këngëtares, ka patur reagime e thashetheme tê ndryshme që kanë qarkulluar në rrjet. Midis tyre edhe një teori se largimi ishte i planifikuar, ekzaktësisht në datën 24 dhjetor.

Ajo u pyet në “Shqipëria Live”, nëse ka qenë e programuar që menjëherë pas daljes, të rikthehej në punë dhe axhenda ishte e planifikuar paraprakisht.

“Gjithë shoqërinë e kam patur në dasmë. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi, dhe për t’i takuar shkova aty”, tha Big Mama, që më pas shtoi me shaka se nuk do mbyllet në shtëpi e të qajë Antonelën. “Nuk ka qenë e programuar aspak”, tha këngëtarja.

Ajo përsëriti se nuk ishte e penduar dhe as e mërzitur për gjithçka që ndodhi dhe daljen nga shtëpia. Megjithatë, siç tregoi, ishte hera e fundit që fliste për Antonelën.

A ishte e planifikuar dalja e saj nga ‘BBV’? Big Mama mundohet të mbulojë diellin me shoshë – Online (24newsalljust.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *