Fituesi i çmimit NOBEL me deklaratë shokuese: Koronavirusin e krijoi Kina, kam punuar në laboratorin në Wuhan ku kolegët e mi kanë vdekur

Fituesi i çmimit NOBEL me deklaratë shokuese: Koronavirusin e krijoi Kina, kam punuar në laboratorin në Wuhan ku kolegët e mi kanë vdekur

Dr. Tasuku honjo

Fituesi çmimit NOBEL, profesori i Fiziologjisë ose Mjekësisë në Japoni, Prof.Tasuku Honjo, ka deklaruar se koronavirusi nuk është i natyrshëm, por është i krijuar nga Kina.

Profesori ka thënë se nëse virusi do të ishte i natyrshëm atëherë ai do të ndikonte te vendet që kanë të njëjtën temperaturë si Kina, ndërkohë që tani po përhapet edhe në zonat e shkretëtirës.

Honjo sakaq ka shtuar nëse do të ishte e natyrshme, virusi do të përhapej në vendet e ftohta por do të vdiste në vendet e nxehta.

“Kam bërë 40 vjet kërkime mbi kafshët dhe viruset. Nuk është e natyrshme. Eshtë prodhuar dhe virusi është plotësisht artificial. Kam punuar për 4 vjet në laboratorin Wuhan të Kinës. Unë jam njohur plotësisht me personelin e këtij laboratori. I kam telefonuar të gjithë ata, pas përhapjes së koronavirusit por, të gjithë telefonat e tyre janë të mbyllur këto 3 muajt e fundit. Tani është kuptuar se të gjithë këta teknikë laboratori kanë vdekur.

Bazuar në të gjitha njohuritë dhe hulumtimet e mia deri më sot, unë mund ta them këtë me 100% besim se Corona nuk është e natyrshme. Nuk ka ardhur nga lakuriqët. Kina e ka prodhuar atë. Nëse ajo që po them sot dëshmohet si e rreme, tani ose edhe pas vdekjes sime, qeveria mund të marrë  Nobelin tim. Kina gënjen dhe kjo e vërtetë një ditë do të zbulohet për të gjithë,” është shprehur Tasuku Honjo, shkruan ‘theeasternlink’.

Tasuku Honjo, lindur më 27 janar 1942 është një mjek-shkencëtar japonez. Ai mori cmimin Nobel në vitin 2018 në Mjekësi dhe është i njohur për punën në terapinë e kancerit dhe gjetjen e metodave revolucionare të trajtimit të kësaj sëmundje.
Burimi: https://www.newsbomb.al/fituesi-i-cmimit-nobel-me-deklarate-shokuese-koronavirusin-e-krijoi-kina-kam-punuar-ne-laboratorin-ne-wuhan-ku-koleget-e-mi-kane-vdekur-204207

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *