Dje u festuan Pashkët Ortodokse. Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në një liturgji të Pashkëve të udhëhequr nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila mbështeti atë që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.
Ai u incizua nga kamerat teksa qëndroi dje në Katedralen e Moskës, duke mbajtur një qiri të kuq në dorë.
Kamerat kapën Putinin duke bërë mimika të çuditshme në fytyrë gjatë festës së djeshme.
Sipas gazetarit Scott Rose të mediumit Bloomberg, i cili postoi një video në llogarinë e tij në Twitter, Putini u pa duke kafshuar buzët e tij dhe dukej paksa nervoz.
Çfarë është ky kafshim i çuditshëm i buzëve në fund të videos?
Duke pasur parasysh raportimet për pakënaqësitë e Putinit për luftën në Ukrainë, ai duket të jetë i vetëdijshëm se plani i tij nuk do të dal ashtu siç e kishte parashikuar, raporton Sky News.
Pamjet u transmetuam “live” në televizionin shtetëror të Rusisë.