Raportohet se 2 vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës.
Vëllezërit kishin simptoma të gripit Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi .
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së u regjistruan 225 raste – prej tyre 6 nga Peja.
Burimi: https://indeksonline.net/vellezer-haxhi-vdesin-per-nje-dite-nga-covid-19-ne-peje-2/
Ky informacion nuk është i vërtetë dhe është mohuar edhe nga Komuna e Pejës.
Dy vëllezër nga Novosella e Pejës kanë ndërruar jetë brenda një nate.
85 dhe 78 vjeçari u raportua se kanë qenë të prekur me koronavirus.
Por kjo është mohuar nga Komuna e Pejës. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Petrit Loci, ka thënë se personat në fjalë nuk kanë qenë të referuar për testim dhe nuk rezultojnë në regjistrat zyrtar për COVID-19, njofton Klan Kosova.
Burimi: https://klankosova.tv/mohohet-qe-vellezerit-nga-peja-qe-vdiqen-ishin-te-prekur-me-covid-19/?fbclid=IwAR0qWQ4m4qmDytxznZ_V-S5SOqEIXLxDVs89XFtM14FwltFoBI4EkQtJV4I